VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11-11-2010

Tubime në Gaçkë, Firajë dhe Hajvali


Të martën më 09.11.2010, në vazhdën e takimeve që po mbanë në tërë fshatrat e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tri tubime me qytetarë, në tri qendra të ndryshme të Kosovës.

I pari ishte në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt. Të pranishëm ishin aktivisti i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Xhelal Sveçla dhe profesori i filozofisë politike në Universitetin e Tiranës Elvis Hoxha.

Këto janë disa nga pikat që përmendi profesor Elvis Hoxha: “pika e parë që duhet ta bëjmë është bashkimi me Shqipërinë sepse Kosova duhet ta ketë këtë të drejtë. Me krijimin e intelektualëve më të mëdhenjë që dolën gjatë viteve 1912 e këndej ndodhi ndarja ndërmjet shqiptarëve, gradualisht po bëhet një ndarje edhe më madhe se ajo që ndodhi pas vitit 1912.  Ne duhet të kemi raporte reciproke vetëm me ata që na njohin si sovran. Negociatat e fundit janë të tmerrshme, në fakt negociatat nuk do duhej të ishin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës por  ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Lëvizja VETEVENDOSJE! është lëvizje e nuk është parti politike, dhe kjo na bënë që ta ndryshojmë edhe kushtetutën, pra ne duhet të nisemi nga logjika “E kam mirë duhet ta bëjmë”. Ne jemi mjeshtër për luftë por nuk kemi mjeshtër për paqe. Kosova është vend i gjithë Shqiptarëve”.

Nga ana tjetër aktivisti i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Xhelal Sveçla u shpreh para vendasve se “Lëvizja VETEVENDOSJE! me 12 qershor ka marrë vendimin të dalë në zgjedhje, vendim i cili nuk ka qenë i lehtë, por ka ardhë si rezultat i nevojës së qytetarëve. Dy gjërat më negative që mund të ndodhin tek ne janë bisedimet me Serbinë dhe privatizimi neoliberal, të cilat duhet ti ndalim. Ky nuk është privatizim, por është plaqkitje. Sa më shumë që shesin asete të rëndesishme aq më shumë marrin ryshfet qeveritarët, nëse ne nuk kemi të drejtë me i udhëheq resurset tona, ne nuk jemi ovran. Nëse nuk mendojmë gjatë gjithmonë do të jemi humbas”.

Nuk munguan pyetjet nga ana e të pranishmëve, të cilët shprehën interesimin e tyre nga çështje të rëndësishme madhore deri tek problemet e përditshme me të cilat ballafaqohet qytetari i zakonshëm.

Tubimi i dytë u mbajt në ora 17:00 në lokalet e shkollës fillore “Osman Mani”  në fshatin Firajë, komuna e Shtërpcës.

Në këtë tubim mori pjesë profesor Hysamedin Feraj, ku foli për programin politik të Lëvizjes dhe mbi gjendjen politiko-ekonomike dhe  sociale në Kosovë .

Banorët e kësaj ane patën mundësi që të bëjnë pyetje  lidhur me programin e Lëvizjes dhe mbi problemet që i preukupojnë ata.

Pyetjen ishin kryesisht rreth decentralizimit, formave që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të përdorë për të  krijuar vende punë dhe mbi mënyrën e qasjes ndaj privatizimit.

Në këtë tubim u antarësuan 28 anëtarë të rinjë, nëntë prej të cilëve përbëjnë Këshillin e Zhvillimin të Pikës së Lëvizjes në këtë fshat.

Ndërkaq tubimi i tretë u mbajt në fshatin Hajvali, ku ishin të pranishëm rreth 100 banorë të këtij fshati, nga të cilët 61 u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Fjalimi hyrës dhe prezentues u mbajt nga Prof. Isa Elezaj, i cili bëri në përshkrim të aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në terren, përkitazi me formimin e strukturave gjegjëse në komunën e Prishtinës. U përshkrua gjithashtu edhe mënyra e funksionimit në relacion Qendra për Zhvillimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Prishtinës dhe pikat në lagjet dhe fshatrat e caktuara të qytetit.

Programi politik i Lëvizjes u shpalos në pika të shkurtëra, nga aktivisti i Glauk Konjufca, duke u fokusuar në çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët e fshatit Hajvali. Si rëndom u prezantua koncepti i VETËVENDOSJE!-s “Zhvillim dhe shtetndërtim”, si pika më fundamentale për arritjen e një jete sa më të mire, ndërsa u potencuan disa here problemet të cilat janë më të shprehura gjatë kësaj qeverisje të keqe, si procesi i dëmshëm i decetranilizimit  në baza etinke, korrupcionit dhe përfitimit personal të pushtetarëve.

U diskutuan gjithashtu shumë qështje si nevoja për fuqizimin e drejtësisë, nevoja për përmirësimin e politikave fiskale, si promotor për zhvillim ekonomik, përmirësimin e cilësisë së arsimimit dhe shëndetsisë.

Pas prezantimit, qytetarëve të mbledhur iu dha mundësia e diskutimit, me c’rast u shtruan edhe shumë pyetje për problemet të cilat i preokupojnë ata më shumë, rreth programit politik të Lëvizjes dhe prioriteteve që duhet t’i kemi pas formimit të qeverisë.

Në fund të tubimit, edhe në këtë fshat, u formua Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Më pas, me 19 anëtarët e Këshillit të Pikës u mbajt një takim ku u diskutua rreth hapave të mëtejshëm të organizimit në fshatin Hajvali.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten