VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11-11-2010

Albin Kurti dhe Rexhep Selimi në debat me studentët e Universitetit Pjetër Budi në Prishtinë


Të mërkurën, më 10 nëntor, Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Universitetin Pjetër Budi në Prishtinë, organizoi një debat me studentët e këtij universiteti, ku morën pjesë Albin Kurti dhe Rexhep Selimi.

Debatin e hapi Imer Mushkolaj, i cili fillimisht i prezentoi të dy mysafirët, me ç’rast Rexhep Selimi u prezantua për herë të parë në cilësinë e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Më pas fjaslën e mori Albin Kurti, i cili potencoi se studentët janë shtresa më e vetëdijshme dhe më e emancipuar e shoqërisë dhe ata gjithmonë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në të kaluarën, kur ka pasë momente të ndryshimeve të mëdha siç janë vitet 68, 81, 97 etj. Tani është sërish një moment historik për ndryshime andaj studentët prapë duhet të jenë në ballë të mobilizimit, sepse kemi nevojë për bashkim të shoqërisë, të paknaqurit e të zhgënjyerit duhet të bëhen bashkë, theksoi Kurti.

Ndër të tjera Albin Kurti tha “ne nuk do të qeverisim me ligjin e forcës, por me forcën e ligjit” dhe “Lëvizja VETËVENDOSJE! qeverisjen e sheh si shërbim ndaj publikut e jo anasjelltas”.

Rexhep Selimi u shpreh se çdo veprim të rëndësishëm politik që e ka marrë ka qenë gjatë kohës sa ka qenë student dhe sot sërish një ribashkim me Albin Kurtin po e bën në prani të studentëve. Publikisht sot po e mbështes Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse jam aq i vetëdijshëm sa të kuptoj se jemi para ndryshimeve të mëdha dhe avangardë e këtyre ndryshimeve është Lëvizja VETËVENDOSJE! Pregatituni për ndryshim dhe dilni në ballë të këtij ndryshimi, porositi Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi, gjithashtu tha se e vetmja gjë që nuk e ka diskutuar me Lëvizjen është posti politik i tij në të ardhmen. Arsyeja ime është se në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë e kam gjetur kombin tim dhe flamurin tim, në të e kam gjetur Shqipërinë, përfundoi Rexhep Selimi.

Në vazhdim u bë një debat dinamik në mes studentëve dhe dy panelistëve, me ç’rast këta të fundit iu përgjigjën pyetjeve të studentëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim

Geen opmerkingen:

Een reactie posten