VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11-11-2010

Reagim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian


Sot, më 10 nëntor 2010, Lëvizja VETWVENDOSJE! organizoi  konferencë për media në lidhje me raportin e progresit. Në takim me gazetarët qenë

Albin Kurti, Alma Lama dhe Afrim Kasolli.

Albin Kurti tha se problemet e konstatuara në raport, ne po i ndjejmë tash e pesë vjet. Asnjë prej këtyre problemeve nuk mund të zgjidhet pa ia garantuar Kosovës sovranitetin. Vetem keshtu ne, së bashku me çdo partner dashamirës, mund të zgjidhim ato probleme qe ia veshtirësojne jetën kujt do në vendin tonë. Vetem së bashku mundemi t’i japim fund konstatimeve e të nisim nga zgjidhjet.

Ndërkohë, gazetarja Alma Lama theksoi se problemet me median janë të rënda dhe konstatohen nga gjithsecili, pavarësisht raportit të progresit. Liria e medias ka një progress shumë të limituar. Gazetarët vazhdojnë të marrin presione nga raportimet e tyre. Struktura mediatike vazhdon të jetë nën influencën e fortë të interesave partizane të  pronarëve. Financimi i RTK nuk është zgjidhur. Nuk është siguruar paanshmëria e saj. Autoritetet e Kosovës mbeten financuesit më të mëdhenj të mediave dhe si të tilla përcaktojnë linjat redaksionale. “Mendoj se ne duhet të bëhemi bashkë për t’i zgjidhur problemet e jo vetëm t’i raportojmë ato”, tha ajo.


Pyetjes se përse i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alma Lama iu përgjigj:  -Ndaj të njëjtat ide sa i takon shtetndërtimit të Kosovës dhe angazhohem që Kosova të mos jetë një entitet me numër rezolutash, por shtet i vërtetë me të gjitha atributet.

Kjo lëvizje është e garancia e vetme për qeverisje me duar të pastra dhe jo të kompromentuar siç ka qenë deri tani. Unë përputhem plotësisht me idenë dhe angazhimin për bashkimin kombëtar.

Dilema për të lënë profesionin ka qenë shumë e madhe, por nuk kam pasur kurrë dilema për hyrjen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mendoj se gazetaria duhet të jetë e angazhuar aktivisht në çështjet e interesit publik.

Ndërkohë Afrim Kasolli, sociolog ka thënë se korrupsioni është shndërruar në një gangrenë që rrënon bazat normative dhe premisat funksionuese të një shteti ligjor demokratik. Ai është bërë pjesë e boshtit te jetës politike dhe lufta kundër tij arrihet vetëm përmes institucionalizimit të qeverisjes e jo përmes privatizimit të saj nga individë të papërgjegjshëm.  E në mënyrë që të eliminohen shkaqet sistemike duhet shpërbërë ose eliminuar ato struktura shoqërore që janë të  organizuara ose të grupuara rreth atyre interesave që përfitojnë nga situate ekzistuese.

Motivet pse ai ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të përmblidhen në tri arsye kryesore:

-E para se Lëvizja përfaqëson sot vizionin më të qëlluar ideo-politik, për zgjidhjen e problemeve fundamentale të shoqërisë kosovare. Në dallim nga formacionet tjera politike të cilat janë pjesë e problemit, Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqet ofertën e vetme politike të zgjidhjes së problemeve.

Pra Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqet të vetmin formacion diskursiv brenda politikës kosovare, në saje të së cilës mund të prodhohen ndryshime rrënjësore dhe të domosdoshme për shoqërine dhe politikën kosovare. Ky qëllim mund të arrihet vetëm duke u bashkuar rreth konceptit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prandaj bashkë është e mundshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim

Geen opmerkingen:

Een reactie posten