VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

Lëvizja VETËVENDOSJE!

13-11-10

zhduket çdo dileme se kujt duhet tja japin voten ne 12 dhjetor

Per te gjithe antaret dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale, ne Kosove apo diaspore. Me koalicionin e Vetevendosjes me Levizjen per Bashkim, zhduket çdo dileme se kujt duhet tja japin voten ne 12 dhjetor. Votoni Vetevendosjen dhe Listen e saj. Shumica derrmuese e Listes jane pararoja e deputeteve qe do kerkojne bashkimin e Kosoves me Shqiperine. 
Koco Danaj
Drejtues i Lista per Shqiperi Natyrale

Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputet

Sot, më 11 nëntor, në një takim pune, Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputetë.

Listën e përbëjnë:
1.    Albin Kurti
2.    Afrim Hoti
3.    Albana Fetoshi
4.    Afrim Kasolli
5.    Agim Kuleta
6.    Albana Gashi
7.    Agron Limani
8.    Ali Jonuzi
9.    Albulena Haxhiu
10.    Ali Lahu
11.    Arben Vitia
12.     Alma Lama
13.    Arif Krasniqi
14.    Arsim Thaçi
15.    Antigona Uka
16.    Artan Çollaku
17.    Arton Musliu
18.    Arbërore Kelmendi
19.    Avdi Shkreli
20.    Avdullah Bajra
21.    Arlinda Bytyqi
22.    Avni Klinaku
23.    Avni Rudaku
24.    Aurora Bakalli
25.    Bajram Binaku
26.    Basri Kodra
27.    Bahrije Ademi
28.    Bejtush Isufi
29.    Berat Lahu
30.    Behar Sahitaj
31.    Besnik Bislimi
32.    Enver Bajrami
33.    Blerta Sadiku
34.    Fadil Fazliu
35.    Faruk Mujka
36.    Bukurije Fazliu
37.    Fatlik Lila
38.    Faton Limani
39.    Burbuqe Shurdha
40.    Faton Topalli
41.    Florin Krasniqi
42.    Drenushë Xhemajli
43.    Gani Krasniqi
44.    Gëzim Mekuli
45.    Elza Sadiku
46.    Glauk Konjufca
47.    Haqif Ilazi
48.    Fitnete Ramosaj
49.    Hedvig Kadriu
50.    Hysamedin Feraj
51.    Flaka Dika
52.    Hysen Durmishi
53.    Hysni Guraziu
54.    Florije Drevinja
55.    Imer Halimi
56.    Isa Elezaj
57.    Hatixhe Latifi Pupovci
58.    Islam Thaqi
59.    Ismajl Kurteshi
60.    Igballe Malushaj
61.    Ismet Hamiti
62.    Jahja Drançolli
63.    Leonora Morina
64.    Jakup Bullatovci
65.    Jashar Aliaj
66.    Liridona Guci
67.    Jeton Budima
68.    Kadri Bytyqi
69.    Luljeta Selimi
70.    Kushtrim Krasniqi
71.    Liburn Aliu
72.    Lumturie Svetla
73.    Masar Vuçiterna
74.    Milaim Kadriu
75.    Majlinda Gjelaj
76.    Murat Musliu
77.    Naser Shatri
78.    Radije Hoxha
79.    Nazmi Mikullovci
80.    Nexhmedin Shaqiri
81.    Sadete Jashari – Aliu
82.    Nezir Myrtaj
83.    Petrit Ahmeti
84.    Sanije Berisha
85.    Qemal Aliu
86.    Raif Qela
87.    Saranda Pozhegu
88.    Ramadan Limani
89.    Rexhep Selimi
90.    Shemsije Seferi
91.    Rifat Demaku
92.    Rizah Xhakli
93.    Shkurte Aliu
94.    Rushit Ramabaja
95.    Sadri Ramabaja
96.    Shqipe Alishani-Gorani
97.    Salih Zyba
98.    Sami Luma
99.    Violeta Salihu
100.    Skender Limani
101.    Sylejman Pireva
102.    Vjollca Ramiqi
103.    Valdet Gjonbalaj
104.    Valon Murati
105.    Vlora Haxhimehmedi
106.    Visar Ymeri
107.    Xhelal Sveçla
108.    Zanita Halimi
109.    Xhemajl Arënliu
110.    Xhemajl Pllana
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shëndetësia publike do të jetë shtylla e sektorit të shëndetësisë

Të premten më 12 nëntor, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt një takim pune nga kanditatët e listës zgjedhore të Lëvizjes, të cilët janë mjekë me profesion dhe përbëjnë 13.6% të listës së përgjithshme. Në takim morën pjesë edhe Albin Kurti, Visar Ymeri dhe Xhelal Sveçla, nga udhëheqja qendrore e Lëvizjes.

Qëllimi i këtij takimi ishte që së bashku me profesionistët, të diskutohen çështjet më të ngutshme dhe më të rëndësishme të cilat kanë ndikuar që të degradojë sektori publik i shëndetit. Takimi ëhstë njëri në vazhdën e takimeve dhe diskutimeve që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar dhe do të organizojë me grupe të ndryshme të interesit në mënyrë që bashkërisht ta ndërtojë aspektin praktik të zbatimit të konceptit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me qëllim të përmbushjes së vullnetit dhe mbrojtjes së interesave të popullit të Kosovës.

Takimi u hap nga Visar Ymeri, i cili përveç mirëseardhjes, shprehu vullnetin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta përmirësuar shëndetin publik në Kosovë, si dhe që të ketë bashkëpunim të ngushtë me exkpertët e kësaj lëmie.

Më pas fjalën e mori Arben Vitia, kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet,  njëkohësisht mjek specializant, i cili foli për identifikimin e pikave kyçe për përmirësimin e shëndetësisë, nga konsultimet që janë bërë me mjekë të të gjitha profileve.

Diskutimi i prodhoi 5 prioritete të domosdoshme në të cilat duhet intervenuar në mënyrë që të fillojë përmirësimi i sektorit publik shëndetësor. Këto janë:

•    Sektorit shëndetësor i duhet më shumë planifikim në përdorimin e resurseve

•    Duhen eliminuar të gjitha format e keqpërdorimit të mjeteve dhe korrupsioni i cili e ka degraduar sistemin e shëndetit publik

•    Duhet punuar në ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit të punëtorit shëndetësor

•    Fondi i sigurimit publik shëndetësor është i domosdoshëm për përmirësimin e përkujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve, i cili do të bëhet përmes kontratave kolektive

•    Decentralizimi i spitaleve rajonale, si kusht për funksionimin më efikas të tyre.

Probleme të veçanta të cilat u përmendën në takim ishin edhe lista esenciale e barnave në bazë të kërkesave të qendrave klinike rajonale dhe mirëmenaxhimi i kësaj liste, si dhe investimi në fuqizimin e sektorit primar që do ta ulte koston e shëndetësisë në përgjithësi.

Nga takimi me njerëzit të profesionit shëndetësor, të cilët për çdo ditë ballafaqohen me vështirësitë në sistemin tonë shëndetësor, u kuptua që korrupsioni në sektorin e shëndetësisë është një prej pengesave të tij më të mëdha. Keqpërdorimi i mundësive aktuale financiare të sistemit të shëndetësisë është duke e shkaktuar degradimin e vazhdueshëm të tij në dëm të qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të premten, më 12 nëntor, u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lypjan.

Kjo është Qendra e 24-të, të cilën e themeloi Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku të pranishëm ishtin edhe Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj nga udhëheqja qëndrore. 
Mbledhjen e hapi Dardan Molliqaj i cili foli për strukturimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe rolin e Këshillave në këtë strukturim.
Më pas fjalën e mori Albin Kurti, i cili u përqëndrua në situatën politike në vend dhe sfidat që e presin Lëvizjen VETËVENDOSJE! gjatë fushatës zgjedhore, tani pas publikimit të listës së kandidatëve. Përveç tjerash Albini u fokusua edhe tek problemet që i mundojnë qytetarët e Kosovës si dhe gjendjen e tyre ekonomike, sociale dhe arsimore, në të cilën ky pushtet i ka lënë pas dore qysh prej përfundimit të luftës e deri më sot. 
Më pas u bënë publike edhe emrat e anëtarëve të Këshillit. Ata janë:   
Alban Olluri – Stomatolog
Ali Daka – Student i grafikës
Arian Agushi – Ish ushtar i UÇK-së, veteran i luftës
Avdi Murati – Mjek Pediatër                          
Besart Seferi – Student i Sociologjisë
Blerim Shabani – Student i elektros
Fatlum Vishesella – Veteran i UÇK-së
Fehmi Grajqefci – Akademik i Pedagogjisë
Hekuran Hoxha – Nxënës
Ilir Jashari – Veteran i UÇK-së
Irfan Kozhani – Student i historisë
Islam Ilazi – Inxhinier i makinerisë
Laura Luma – Studente e pedagogjisë
Leotrim Ibrahimi – Student i ekonomisë
Mursel Emini – Elektricist
Naser Fazliu – Afarist
Nderim Matoshi – Ekonomist i diplomuar
Premtim Avdullahu – Student i ekonomisë
Ramadan Bllaca – Student i ekonomisë
Rizah Agushi – Student i ekonomisë
Sami Luma – Mësues
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim

11-11-10

Albin Kurti dhe Rexhep Selimi në debat me studentët e Universitetit Pjetër Budi në Prishtinë


Të mërkurën, më 10 nëntor, Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Universitetin Pjetër Budi në Prishtinë, organizoi një debat me studentët e këtij universiteti, ku morën pjesë Albin Kurti dhe Rexhep Selimi.

Debatin e hapi Imer Mushkolaj, i cili fillimisht i prezentoi të dy mysafirët, me ç’rast Rexhep Selimi u prezantua për herë të parë në cilësinë e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Më pas fjaslën e mori Albin Kurti, i cili potencoi se studentët janë shtresa më e vetëdijshme dhe më e emancipuar e shoqërisë dhe ata gjithmonë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në të kaluarën, kur ka pasë momente të ndryshimeve të mëdha siç janë vitet 68, 81, 97 etj. Tani është sërish një moment historik për ndryshime andaj studentët prapë duhet të jenë në ballë të mobilizimit, sepse kemi nevojë për bashkim të shoqërisë, të paknaqurit e të zhgënjyerit duhet të bëhen bashkë, theksoi Kurti.

Ndër të tjera Albin Kurti tha “ne nuk do të qeverisim me ligjin e forcës, por me forcën e ligjit” dhe “Lëvizja VETËVENDOSJE! qeverisjen e sheh si shërbim ndaj publikut e jo anasjelltas”.

Rexhep Selimi u shpreh se çdo veprim të rëndësishëm politik që e ka marrë ka qenë gjatë kohës sa ka qenë student dhe sot sërish një ribashkim me Albin Kurtin po e bën në prani të studentëve. Publikisht sot po e mbështes Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse jam aq i vetëdijshëm sa të kuptoj se jemi para ndryshimeve të mëdha dhe avangardë e këtyre ndryshimeve është Lëvizja VETËVENDOSJE! Pregatituni për ndryshim dhe dilni në ballë të këtij ndryshimi, porositi Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi, gjithashtu tha se e vetmja gjë që nuk e ka diskutuar me Lëvizjen është posti politik i tij në të ardhmen. Arsyeja ime është se në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë e kam gjetur kombin tim dhe flamurin tim, në të e kam gjetur Shqipërinë, përfundoi Rexhep Selimi.

Në vazhdim u bë një debat dinamik në mes studentëve dhe dy panelistëve, me ç’rast këta të fundit iu përgjigjën pyetjeve të studentëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim

Reagim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian


Sot, më 10 nëntor 2010, Lëvizja VETWVENDOSJE! organizoi  konferencë për media në lidhje me raportin e progresit. Në takim me gazetarët qenë

Albin Kurti, Alma Lama dhe Afrim Kasolli.

Albin Kurti tha se problemet e konstatuara në raport, ne po i ndjejmë tash e pesë vjet. Asnjë prej këtyre problemeve nuk mund të zgjidhet pa ia garantuar Kosovës sovranitetin. Vetem keshtu ne, së bashku me çdo partner dashamirës, mund të zgjidhim ato probleme qe ia veshtirësojne jetën kujt do në vendin tonë. Vetem së bashku mundemi t’i japim fund konstatimeve e të nisim nga zgjidhjet.

Ndërkohë, gazetarja Alma Lama theksoi se problemet me median janë të rënda dhe konstatohen nga gjithsecili, pavarësisht raportit të progresit. Liria e medias ka një progress shumë të limituar. Gazetarët vazhdojnë të marrin presione nga raportimet e tyre. Struktura mediatike vazhdon të jetë nën influencën e fortë të interesave partizane të  pronarëve. Financimi i RTK nuk është zgjidhur. Nuk është siguruar paanshmëria e saj. Autoritetet e Kosovës mbeten financuesit më të mëdhenj të mediave dhe si të tilla përcaktojnë linjat redaksionale. “Mendoj se ne duhet të bëhemi bashkë për t’i zgjidhur problemet e jo vetëm t’i raportojmë ato”, tha ajo.


Pyetjes se përse i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alma Lama iu përgjigj:  -Ndaj të njëjtat ide sa i takon shtetndërtimit të Kosovës dhe angazhohem që Kosova të mos jetë një entitet me numër rezolutash, por shtet i vërtetë me të gjitha atributet.

Kjo lëvizje është e garancia e vetme për qeverisje me duar të pastra dhe jo të kompromentuar siç ka qenë deri tani. Unë përputhem plotësisht me idenë dhe angazhimin për bashkimin kombëtar.

Dilema për të lënë profesionin ka qenë shumë e madhe, por nuk kam pasur kurrë dilema për hyrjen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mendoj se gazetaria duhet të jetë e angazhuar aktivisht në çështjet e interesit publik.

Ndërkohë Afrim Kasolli, sociolog ka thënë se korrupsioni është shndërruar në një gangrenë që rrënon bazat normative dhe premisat funksionuese të një shteti ligjor demokratik. Ai është bërë pjesë e boshtit te jetës politike dhe lufta kundër tij arrihet vetëm përmes institucionalizimit të qeverisjes e jo përmes privatizimit të saj nga individë të papërgjegjshëm.  E në mënyrë që të eliminohen shkaqet sistemike duhet shpërbërë ose eliminuar ato struktura shoqërore që janë të  organizuara ose të grupuara rreth atyre interesave që përfitojnë nga situate ekzistuese.

Motivet pse ai ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të përmblidhen në tri arsye kryesore:

-E para se Lëvizja përfaqëson sot vizionin më të qëlluar ideo-politik, për zgjidhjen e problemeve fundamentale të shoqërisë kosovare. Në dallim nga formacionet tjera politike të cilat janë pjesë e problemit, Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqet ofertën e vetme politike të zgjidhjes së problemeve.

Pra Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqet të vetmin formacion diskursiv brenda politikës kosovare, në saje të së cilës mund të prodhohen ndryshime rrënjësore dhe të domosdoshme për shoqërine dhe politikën kosovare. Ky qëllim mund të arrihet vetëm duke u bashkuar rreth konceptit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prandaj bashkë është e mundshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim

Tubime në Gaçkë, Firajë dhe Hajvali


Të martën më 09.11.2010, në vazhdën e takimeve që po mbanë në tërë fshatrat e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tri tubime me qytetarë, në tri qendra të ndryshme të Kosovës.

I pari ishte në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt. Të pranishëm ishin aktivisti i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Xhelal Sveçla dhe profesori i filozofisë politike në Universitetin e Tiranës Elvis Hoxha.

Këto janë disa nga pikat që përmendi profesor Elvis Hoxha: “pika e parë që duhet ta bëjmë është bashkimi me Shqipërinë sepse Kosova duhet ta ketë këtë të drejtë. Me krijimin e intelektualëve më të mëdhenjë që dolën gjatë viteve 1912 e këndej ndodhi ndarja ndërmjet shqiptarëve, gradualisht po bëhet një ndarje edhe më madhe se ajo që ndodhi pas vitit 1912.  Ne duhet të kemi raporte reciproke vetëm me ata që na njohin si sovran. Negociatat e fundit janë të tmerrshme, në fakt negociatat nuk do duhej të ishin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës por  ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Lëvizja VETEVENDOSJE! është lëvizje e nuk është parti politike, dhe kjo na bënë që ta ndryshojmë edhe kushtetutën, pra ne duhet të nisemi nga logjika “E kam mirë duhet ta bëjmë”. Ne jemi mjeshtër për luftë por nuk kemi mjeshtër për paqe. Kosova është vend i gjithë Shqiptarëve”.

Nga ana tjetër aktivisti i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Xhelal Sveçla u shpreh para vendasve se “Lëvizja VETEVENDOSJE! me 12 qershor ka marrë vendimin të dalë në zgjedhje, vendim i cili nuk ka qenë i lehtë, por ka ardhë si rezultat i nevojës së qytetarëve. Dy gjërat më negative që mund të ndodhin tek ne janë bisedimet me Serbinë dhe privatizimi neoliberal, të cilat duhet ti ndalim. Ky nuk është privatizim, por është plaqkitje. Sa më shumë që shesin asete të rëndesishme aq më shumë marrin ryshfet qeveritarët, nëse ne nuk kemi të drejtë me i udhëheq resurset tona, ne nuk jemi ovran. Nëse nuk mendojmë gjatë gjithmonë do të jemi humbas”.

Nuk munguan pyetjet nga ana e të pranishmëve, të cilët shprehën interesimin e tyre nga çështje të rëndësishme madhore deri tek problemet e përditshme me të cilat ballafaqohet qytetari i zakonshëm.

Tubimi i dytë u mbajt në ora 17:00 në lokalet e shkollës fillore “Osman Mani”  në fshatin Firajë, komuna e Shtërpcës.

Në këtë tubim mori pjesë profesor Hysamedin Feraj, ku foli për programin politik të Lëvizjes dhe mbi gjendjen politiko-ekonomike dhe  sociale në Kosovë .

Banorët e kësaj ane patën mundësi që të bëjnë pyetje  lidhur me programin e Lëvizjes dhe mbi problemet që i preukupojnë ata.

Pyetjen ishin kryesisht rreth decentralizimit, formave që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të përdorë për të  krijuar vende punë dhe mbi mënyrën e qasjes ndaj privatizimit.

Në këtë tubim u antarësuan 28 anëtarë të rinjë, nëntë prej të cilëve përbëjnë Këshillin e Zhvillimin të Pikës së Lëvizjes në këtë fshat.

Ndërkaq tubimi i tretë u mbajt në fshatin Hajvali, ku ishin të pranishëm rreth 100 banorë të këtij fshati, nga të cilët 61 u anëtarësuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Fjalimi hyrës dhe prezentues u mbajt nga Prof. Isa Elezaj, i cili bëri në përshkrim të aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në terren, përkitazi me formimin e strukturave gjegjëse në komunën e Prishtinës. U përshkrua gjithashtu edhe mënyra e funksionimit në relacion Qendra për Zhvillimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Prishtinës dhe pikat në lagjet dhe fshatrat e caktuara të qytetit.

Programi politik i Lëvizjes u shpalos në pika të shkurtëra, nga aktivisti i Glauk Konjufca, duke u fokusuar në çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët e fshatit Hajvali. Si rëndom u prezantua koncepti i VETËVENDOSJE!-s “Zhvillim dhe shtetndërtim”, si pika më fundamentale për arritjen e një jete sa më të mire, ndërsa u potencuan disa here problemet të cilat janë më të shprehura gjatë kësaj qeverisje të keqe, si procesi i dëmshëm i decetranilizimit  në baza etinke, korrupcionit dhe përfitimit personal të pushtetarëve.

U diskutuan gjithashtu shumë qështje si nevoja për fuqizimin e drejtësisë, nevoja për përmirësimin e politikave fiskale, si promotor për zhvillim ekonomik, përmirësimin e cilësisë së arsimimit dhe shëndetsisë.

Pas prezantimit, qytetarëve të mbledhur iu dha mundësia e diskutimit, me c’rast u shtruan edhe shumë pyetje për problemet të cilat i preokupojnë ata më shumë, rreth programit politik të Lëvizjes dhe prioriteteve që duhet t’i kemi pas formimit të qeverisë.

Në fund të tubimit, edhe në këtë fshat, u formua Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Më pas, me 19 anëtarët e Këshillit të Pikës u mbajt një takim ku u diskutua rreth hapave të mëtejshëm të organizimit në fshatin Hajvali.