VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11-11-2010

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Klinë


Sot, më 9 nëntor, në qendrën e qytetit të Klinës u bë shpërndarja e programit politik të Lëvizjes VETËTVENDOSJE!, dhe njëkohësisht u ftuan qytetarët që ti bashkohen këtij subjekti politik.

Anëtarët e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës Lëvizjes në Klinë, biseduan me qytetarët e interesuar për çështje të ndryshme që lidhen me programin e VETËVENDOSJE!-s dhe me procesin politik që po kalon vendi ynë. Qytetarët shprehën mllefin për gjendjen e rëndë socio-ekonomike dhe shfaqën shpresën se më në fund do të ketë ndryshime të vërteta dhe rrënjësore në vend.

Gjatën kësaj kohe u bë anëtarësimi i më shumë se 80 qytetarëve, në mesin e tyre 10 vullnetarë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Klinë

Geen opmerkingen:

Een reactie posten